Fjalë që prekin zemrën: Urimi i Adrolës për Capital T bëhet viral

by informim peje

Modelja e njohur Adrola Dushi ka bërë një urim publik për partnerin e saj, reperin Capital T, me rastin e ditëlindjes së tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet në një foto krah tij, Adrola ka shkruar:
“Gëzuar ditëlindjen, dhurata më e madhe për këdo që është me fat të të takojë”.

banner

Ky dedikim i ëmbël dhe plot dashuri ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë mbushur seksionin e komenteve me urime për çiftin.

Urimi vjen pasi dyshja konfirmoi zyrtarisht marrëdhënien e tyre, e cila ishte përfolur në media prej disa vitesh. Tashmë, ata nuk hezitojnë ta ndajnë lumturinë e tyre edhe publikisht, duke e bërë lidhjen një nga më të komentuarat në showbizin shqiptar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy