Lufta në Iran pezullon futbollin, lojtarët e huaj nisen drejt vendeve fqinje, mes tyre edhe futbollisti shqiptar

by informim peje

Pas shpërthimit të luftës në Iran, aktiviteti futbollistik në vend është ndërprerë, ndërsa situata e krijuar ka vënë në vështirësi të madhe lojtarët e huaj.

Në kampionatin iranian aktivizohet edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, i cili mban veshur fanellën e Esteghlal FC. Ai luajti së fundmi në ndeshjen ndaj Fajr Sepasi, pak para përkeqësimit të situatës.

banner

Klubi i Esteghlal ka vendosur që lojtarët e huaj t’i rikthejë në vendet e tyre për arsye sigurie. Largimi nuk do të bëhet me avion, por nëpërmjet rrugëve tokësore drejt vendeve fqinje.

Sipas raportimeve, rruga që do të përshkruhet nga Teheran kalon mbi 2.100 kilometra, me klubin që ka theksuar se prioritet absolut mbetet siguria e futbollistëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy