Lufta në Iran, Ramadani: Zhvendosja e fokusit amerikan shqetësim për Kosovën

by informim peje

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me sulmin amerikano-izraelit ndaj Iranit dhe ndikimin e mundshëm të kësaj situate në Kosovë.

Ai gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka vlerësuar se Kosova përballet me më shumë se një dimension rreziku në këtë kontekst.

banner

“Kosova nuk e ka vetëm rrezikun e një dimensioni, vetëm të reagimit të mundshëm, e që nuk e vlerësoj të rrezikut të lartë, nga Irani brenda Kosovës, por se edhe të aspekteve rajonale, edhe të një tendence të vazhdueshme të Serbisë që të shkaktojë ndonjë incident, me synim destabilizimin në Ballkan, kryesisht në Kosovë, sikurse edhe eventualisht ndonjë rast të njerëzve të janë si celula të fjetura të ndikuara prej regjimit iranian, të cilët mund të keqinformohen apo manipulohen për të shkaktuar ndonjë incident, sepse më shumë nuk mund të ndodh”, tha ai.

Ramadani ka ngritur shqetësimin edhe për mundësinë e zhvendosjes së fokusit ndërkombëtar, sidomos atij amerikan, në rast se përshkallëzimi i situatës në Iran zgjat për një periudhë të gjatë.

“Nëse vëmendja ndërkombëtare dhe mbi të gjitha amerikane do të tërhiqet për periudhë shumë të gjatë në Iran, unë nuk e pres që ShBA-të do të vendosin shumë shpejt trupa ushtarake brenda territorit të Iranit, por që nuk duhet të përjashtohet, sepse nuk duket që është luftë e kontrolluar. Nëse krejt fokusi dhe vëmendja do të merr muaj të tërë në atë rajon dhe nëse konsekuencat prej asaj lufte mund të jenë shumë më të mëdha, atëherë normalisht që vëmendja largohet prej rajoneve tjera dhe ky është shqetësimi që Kosova duhet ta ketë”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy