Pakistan: Sulm ndaj konsullatës amerikane në Karachi, të paktën 9 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur

by informim peje

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur në përleshjet që shpërthyen në Karachi, në jug të Pakistanit, ku qindra protestues pro-iranianë tentuan të sulmonin konsullatën e Shteteve të Bashkuara.

Sipas burimeve spitalore të cituara nga BBC, bilanci i viktimave është rritur në të paktën nëntë të vdekur dhe 32 të plagosur. Në fillim, shërbimi i emergjencës Edhi Foundation raportoi për të paktën tetë të vdekur dhe rreth njëzet të plagosur, shumica me lëndime nga arma e zjarrit.

banner

“Transportuam të paktën tetë trupa në spitalet civile të Karachi, ndërsa 20 të tjerë mbetën të plagosur”, tha Muhammad Amin, zëdhënës i organizatës.

Gazetari i AFP-së në vendngjarje raportoi se një turmë të rinjsh kaloi përtej portës kryesore të kompleksit konsullor, duke u futur në rrugën hyrëse dhe duke thyer disa dritare të ndërtesës. Policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës, duke shpërndarë protestuesit.

Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë të rinj që thyejnë dritaret e konsullatës, ndërsa të tjerë përpiqen të ndezin zjarr. Në një prej filmimeve dëgjohet një protestues të thotë:

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar. Asnjë fuqi nuk mund të na ndalojë.”

Një tjetër shton:

“Po i vëmë zjarrin konsullatës amerikane në Karachi. Nëse është vullneti i Zotit, po hakmarrim vrasjen e liderit tonë.”

Ngjarja ka shkaktuar tension të madh në qytetin ekonomik të Pakistanit dhe ka rritur shqetësimet për sigurinë diplomatike dhe stabilitetin në rajon./Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy