Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Lulishtja” në Gjilan, ku shtatë persona janë përfshirë në një përleshje fizike që ka degraduar në përdorim të mjeteve të mprehta.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit – meshkuj kosovarë – janë përleshur mes vete, ndërsa gjatë incidentit janë përdorur edhe thika. Si pasojë, të shtatë personat kanë pësuar lëndime trupore.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, pesë prej të lënduarve janë liruar, ndërsa dy të tjerët, për shkak të gjendjes më të rëndë shëndetësore, janë transferuar nga Spitali i Gjilanit për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në përleshjen e dhunshme.

