Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë nisur konfliktin me Iranin, por ka paralajmëruar se Uashingtoni do të reagojë në mënyrë vendimtare nëse qytetarët amerikanë vriten apo kërcënohen kudo në botë.
Në një deklaratë të fortë publike, ai theksoi se çdo sulm ndaj amerikanëve do të ketë pasoja të rënda, duke nënvizuar se përgjegjësit do të ndiqen dhe do të eliminohen.
“Ne nuk e nisëm këtë konflikt, por nëse amerikanët sulmohen apo rrezikohen, do ta përfundojmë”, është shprehur ai, duke reflektuar qëndrimin e ashpërsuar të administratës amerikane ndaj Teheranit.

