Trump krenohet me “goditjen historike”: 48 udhëheqës iranianë të eliminuar me një sulm të vetëm

by engel

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se 48 udhëheqës iranianë janë vrarë gjatë sulmeve të vazhdueshme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke e cilësuar operacionin si një sukses të jashtëzakonshëm strategjik.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se zhvillimet po ecin “me shpejtësi” dhe se rezultatet e arritura kanë tejkaluar pritjet.

banner

“Po ecën përpara. Po ecën përpara me shpejtësi. Kështu ka qenë për 47 vjet. Askush nuk mund ta besojë suksesin që po kemi, 48 udhëheqës janë zhdukur me një goditje të vetme. Dhe po ecën përpara me shpejtësi”, u shpreh ai.

Sipas raportimit të CNN, agjencitë e inteligjencës amerikane dhe izraelite, përfshirë CIA, kishin muaj që monitoronin nga afër lëvizjet dhe rutinën e udhëheqjes iraniane, duke pritur momentin e përshtatshëm për veprim.

Në qendër të vëzhgimit ishte edhe udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei. Sipas të njëjtave burime, planet e fundit parashihnin që Khamenei dhe disa zyrtarë të lartë të takoheshin në lokacione të ndara brenda një kompleksi në Teheran, ku ndodhen zyrat e ajatollahut, presidenca iraniane dhe aparati i sigurisë kombëtare — një situatë që, sipas raportimeve, i ekspozoi ndaj një operacioni të koordinuar ushtarak.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy