Haxhiu pret Peleshin në Prishtinë: Diskutojnë thellimin e bashkëpunimit parlamentar mes Kosovës dhe Shqipërisë

by informim peje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Takimi, siç bëri të ditur Haxhiu përmes një postimi në Facebook, u zhvillua në një ditë simbolike për kombin shqiptar – Ditën e Besëlidhjes së Lezhës – dhe shërbeu si mundësi për të rikujtuar dhe thelluar bashkëpunimin vëllazëror ndërmjet dy republikave.

banner

“Ky takim, që u zhvillua në një ditë historike si Dita e Besëlidhjes së Lezhës, na dha mundësinë të kujtojmë bashkëpunimin vëllazëror mes dy republikave tona dhe përkushtimin tonë në shërbim të qytetarëve. Ndamë ide për shkëmbimin e grupeve të deputetëve dhe komisioneve parlamentare, për të përfituar nga përvojat dhe praktikat më të mira mes dy shteteve tona”, ka shkruar ajo.

Sipas kryekuvendares, gjatë takimit u diskutua edhe për rëndësinë e marrëveshjeve të miratuara në kuvendet përkatëse, për rolin mbikëqyrës të institucioneve, si dhe për nevojën e shtimit të marrëveshjeve të reja që forcojnë bashkëpunimin dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy