Në rezidencën e Ipeshkvisë në Prishtinë, Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji priti sot në një vizitë zyrtare Shkëlqesinë e Saj, Anu Prattipati, e ngarkuar në detyrë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale në vend, proceset e dialogut dhe rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare. Në një atmosferë të hapur dhe miqësore, bashkëbiseduesit theksuan rolin e bashkëpunimit institucional për paqe dhe mirëkuptim në shoqërinë kosovare.
Palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në çështje me interes të përbashkët, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet institucioneve vendore dhe përfaqësive diplomatike.

