Jusaj paralajmëron rritje të menjëhershme të çmimit të naftës: Mund të shkojë deri në 1.70 euro për litër

by engel

Tensionet e fundit në Ngushtica e Hormuzit po reflektohen drejtpërdrejt në tregjet globale të energjisë, duke nxitur frikë për ndërprerje të furnizimit me naftë. Paralajmërimet e forcave detare iraniane për kufizime në kalimin e anijeve kanë shtuar pasigurinë, ndërsa bllokimi praktik i tankerëve ka ngritur alarmin për një krizë të re energjetike.

Pronari i Petrol Company, Shkëlzen Jusaj, deklaroi për mediumin “Gazeta10” se çmimi i derivateve mund të rritet me rreth 15 centë brenda një dite, si pasojë e zhvillimeve të fundit në rajon.

banner

Sipas Jusajt, nëse situata vazhdon me të njëjtin intensitet dhe nuk ka reagim të shpejtë nga vendet anëtare të OPEC, tregjet mund të përballen me rritje të mëtejshme të çmimeve. Ai theksoi se disa shtete prodhuese tashmë po hasin vështirësi për shkak të kufizimeve në kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit.

“Nëse kriza vazhdon, çmimi i naftës në tregun vendor mund të arrijë nga 1.60 deri në 1.70 euro për litër në ditët në vijim”, paralajmëroi Jusaj, duke shtuar se gjithçka do të varet nga zhvillimet gjeopolitike dhe stabiliteti i rrugëve kryesore të transportit të naftës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy