Lindja e Mesme në flakë: Shpërthime në Jeruzalem, Dubai dhe Doha pas sulmeve iraniane

by informim peje

Shpërthime janë dëgjuar në minutat e fundit në Jeruzalem, Dubai, Abu Dhabi dhe Doha, në një përshkallëzim të ri të tensioneve në Lindjen e Mesme pas sulmeve të reja iraniane.

Sipas mediave lokale dhe gazetarëve në terren të agjencisë franceze AFP, zhurma të forta shpërthimesh janë raportuar në disa zona të rajonit. Sinjalizimet vijnë veçanërisht nga Jerusalemi, si dhe nga Dubai, Abu Dhabi dhe Doha.

banner

Bahreini ka njoftuar për një viktimë si pasojë e sulmeve të atribuuara Iranit. Autoritetet lokale konfirmuan se një person ka humbur jetën, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes, shkruan Ansa përcjell Informim.net.

Ndërkohë, Izraeli është vënë sërish në shënjestër. Sipas raportimeve të Al Jazeera, ushtria izraelite ka deklaruar se Irani ka lëshuar raketa të tjera drejt territorit izraelit. Sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për të interceptuar raketat në hyrje.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e sigurisë. Banorët që marrin alarme janë këshilluar të strehohen menjëherë në hapësira të mbrojtura dhe të qëndrojnë aty deri në një njoftim të dytë.

Situata mbetet në zhvillim, ndërsa frika për një zgjerim të mëtejshëm të konfliktit në rajon po rritet. Autoritetet dhe komuniteti ndërkombëtar po monitorojnë nga afër përshkallëzimin e ngjarjeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy