Media Azere: Irani mund të sulmojë edhe kampin e MEK në Shqipëri

by engel

Mes përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, media azere Caliber.az ka raportuar se Irani mund të shqyrtojë mundësinë e një veprimi ndaj selisë së Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK) në Shqipëri. Sipas raportimit, paralajmërimet lidhen me qëndrimet e Teheranit ndaj këtij grupi opozitar, të cilin autoritetet iraniane e quajnë “Monafeqin”.

Në një deklaratë të publikuar në Telegram, shërbimi për shtyp i Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka lënë të kuptohet se veprime të mundshme mund të ndërmerren kundër strukturave që Irani i konsideron të përfshira në “aktivitete armiqësore”.

banner

Sipas medias azere, referuar edhe sulmeve të fundit iraniane ndaj objektivave në Qipro, Teherani po sinjalizon se nuk e kufizon më veprimtarinë e tij në një hapësirë të caktuar gjeografike kur bëhet fjalë për kundërshtarët.

Në Shqipëri, MEK është vendosur në kampin Ashraf-3, në fshatin Manzë pranë Tiranës, ku strehohen rreth 3 mijë anëtarë të saj. Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit, e njohur edhe si Mujahedin-e-Khalq, u zhvendos në vendin tonë në vitin 2013, pas një marrëveshjeje të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara, pas viteve të qëndrimit në Irak.

E themeluar në vitin 1965 si një lëvizje islamike me prirje socialiste kundër regjimit të Shahut Mohammad Reza Pahlavi, organizata luajti rol aktiv në trazirat para Revolucionit Islamik. Fillimisht mbështeti udhëheqësin revolucionar Ruhollah Khomeini, por më pas marrëdhëniet me regjimin e ri u përkeqësuan, duke çuar në ndalimin e saj dhe përndjekjen e anëtarëve.

Në vitet 1980, MEK veproi nga Iraku me mbështetjen e regjimit të Saddam Hussein, duke ndërmarrë operacione kundër Iranit gjatë luftës Iran-Irak. Në vitin 1997, Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli grupin organizatë terroriste, por në vitin 2012 e hoqi nga lista, duke argumentuar se kishte hequr dorë nga dhuna.

Raportimi i fundit i medias azere ngre pikëpyetje për sigurinë rajonale dhe për implikimet e mundshme për Shqipërinë, në një kohë kur dinamika gjeopolitike mes Iranit dhe kundërshtarëve të tij po hyn në një fazë të re pasigurie.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy