Pse nuk po e kandidon Vjosa Osmanin? – Ja si përgjigjet Albin Kurti

by engel

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët lidhur me arsyet pse nuk po e kandidon Vjosa Osmani për presidente të vendit.

Duke folur për mediat, Kurti theksoi se çështja e zgjedhjes së presidentit kërkon numra të sigurt në Kuvend, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme.

banner

“Ne duhet t’i kemi 80 veta që votojnë në sallë minimalisht. Nëse janë 79, automatikisht shkohet në zgjedhje. E kemi prioritet evitimin e zgjedhjeve. Duhet të sigurohemi që t’i kemi 84 deputetë”, deklaroi ai.

Sipas Kurtit, aktualisht nuk ka ndonjë zhvillim të ri sa i përket kandidaturës, ndërsa mungon edhe një figurë konsensuale apo një marrëveshje politike mes partive.

“Tash për tash nuk ka asgjë të re. S’kemi figurë konsensuale e as marrëveshje politike. Deklarata e PDK-së e ka ndërlikuar çështjen. Mbetet të shihet sot e nesër”, shtoi ai.

Procesi i zgjedhjes së presidentit kërkon mbështetje të gjerë parlamentare, ndërsa situata politike mbetet e hapur për zhvillime të reja në ditët në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy