Totaj: PDK nuk voton pa marrëveshje, kuorumi kushtëzohet me propozimin e presidentit

by engel

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do të kontribuojë në sigurimin e kuorumit për votimin e presidentit nëse nuk arrihet paraprakisht një marrëveshje politike me Lëvizja Vetëvendosje (VV).

Në një paraqitje në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Totaj theksoi se PDK nuk ka mungesë kandidatësh për postin e presidentit, por po kërkon që të arrihet një dakordim politik që i jep kësaj partie të drejtën për të propozuar presidentin.

banner

Sipas tij, emri i kandidatit do të bëhet publik vetëm pasi të finalizohet marrëveshja. “PDK nuk është që nuk ka kandidatë, por kërkon që të pranohet oferta jonë që ta propozojmë presidentin. Në momentin që marrëveshja arrihet, ne e kemi emrin. Nëse nuk ka marrëveshje të tillë, nuk e bëjmë kuorumin”, u shpreh Totaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy