Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka pritur në takim komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndim të KFOR (RC-W), Federico Mora.
Sipas njoftimit të Muhaxherit, gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Pejë dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional në funksion të ruajtjes së stabilitetit.
Muhaxheri ka shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, duke theksuar gatishmërinë e komunës për thellimin e bashkëpunimit në shërbim të qytetarëve.
Ai ka ritheksuar se Komuna e Pejës mbetet e përkushtuar në forcimin e partneritetit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me synim rritjen e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

