Spanja refuzon përdorimin e bazave për sulme ndaj Iranit, reagim i ashpër nga Izraeli

by engel

Tensionet diplomatike janë rritur pasi Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për operacione të mundshme kundër Irani.

Vendimi i qeverisë spanjolle ka nxitur reagim të menjëhershëm nga Izraeli. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, akuzoi kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez se po qëndron në “anën e gabuar të historisë”, pas refuzimit për të lejuar përdorimin e bazave të përbashkëta në Rota dhe Morón për operacione ushtarake.

banner

Sánchez ka dënuar atë që e quajti “veprim ushtarak unilateral” nga SHBA-ja dhe Izraeli ndaj Iranit, duke paralajmëruar se ndërhyrja e tillë po kontribuon në krijimin e një rendi ndërkombëtar më të pasigurt. Ai theksoi se është e mundur të kundërshtohet regjimi iranian dhe njëkohësisht të refuzohet një ndërhyrje ushtarake që, sipas tij, bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

Në një reagim publik në rrjetin social X, Sa’ar deklaroi se organizata si Hamasi dhe Huthit, si dhe Irani, kanë mirëpritur qëndrimin e Sánchezit, duke vënë në pikëpyetje pretendimin e tij për të qenë në anën e duhur të historisë.

Kritika ndaj Madridit zyrtar erdhi edhe nga Shtetet e Bashkuara. Senatori republikan Lindsey Graham e cilësoi qëndrimin e qeverisë spanjolle si shenjë të një lidershipi të dobët evropian dhe e akuzoi atë për mungesë qartësie morale përballë regjimit iranian.

Ndërkohë, Sánchez ka bërë thirrje për një zgjidhje politike dhe të qëndrueshme të konfliktit, duke theksuar se përshkallëzimi ushtarak rrezikon ta bëjë situatën globale edhe më të paqëndrueshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy