U largua nga Irani, Asani: Klubi bëri gjithçka që ishte e mundur, lutem për paqe

by informim peje

Pas nisjes së luftës në Iran, klubi i Esteghalit mori përsipër kthimin e lojtarëve të huaj. Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani ka kaluar kufirin dhe së fundmi ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Klubi ka bërë gjithçka që unë të largohem, por pavarësisht kësaj situate të vështirë, shpresoj që gjërat të qetësohen dhe paqja të rikthehet. Lutem sinqerisht që gjithçka të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur, sepse një vend si Irani me njerëz kaq të mirë që më kanë treguar dashuri dhe respekt meriton të jetojë në paqe”, ka shkruar Asani në Instagram.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy