Andin Hoti drejt Presidencës? Lëvizja Vetëvendosje shqyrton emrin e ministrit

by informim peje

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President.

Gazeta Express merr vesh se emri i tij po shqyrtohet nga partia e kryeministrit Albin Kurti, në fund të afatit për zgjedhjen e Presidentit, që përfundon nesër në mesnatë. Djali i veprimtarit dhe intelektualit të zhdukur, Ukshin Hoti sapo është bërë ministër në Qeverinë Kurti 3. Më herët ai ka qenë kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

banner

Glauk Konjufca, emri i përmendur dje si opsioni me të cilin LVV ka zgjedhur ta propozojë për President, nuk ka pranuar që të përfshihet në një proces, pa konsensus mes partive politike dhe ende pa asnjë marrëveshje për kandidatin.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do ta mbajë një mbledhje në orën 13:00, ku do të diskutohet për çështjen e Presidentit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy