Hasani: Kurti do t’ia imponojë opozitës presidentin, do ta luajë logjikën e vitit të kaluar

by informim peje

Profesori Enver Hasani ka thënë se kryeministri Albin Kurti po do që t’ia imponojë opozitës presidentin. Duke folur për çështjen e presidentit të ri, ai ka theksuar se kurdo që fillon procedura për këtë brenda dy ditëve të ardhshme, duhet të përfundojë brenda 60 ditësh përndryshe shkohet në zgjedhje.

Hasani ka shtuar se partitë opozitare nuk kanë asnjë detyrim të votojnë apo të qëndrojnë në sallë për presidentin.

banner

“Gjykuar nga sjelljet e vitit të kaluar, Kurti do ta luajë të njëjtën logjikë që e ka bërë vitin e kaluar, do të thotë t’ia imponojë edhe presidentin opozitës. Kjo nëse kalon afatin Osmani, prej të nesërmes e merr u.d. Albulena Haxhiu”, ka thënë ai në Interaktiv.

Hasani u shpreh se shkelet afati 30-ditor, çështja e presidentit të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Zgjedhja e presidentit duhet të bëhet 30 ditë pas skadimit të mandatit. Nëse shkelet ky afat sot për sot pasoja juridike nuk ka meqë jemi sistem parlamentar. Kjo nënkupton se nëse shkelet ky afat, hipotetikisht, që pak ka gjasa që të zgjedhet këto 30 ditë presidenti, nëse përfundon në Gjykatë Kushtetuese ajo e thotë fjalën e vet. Mund të thotë ta zëmë që është në rregull pse është bë shkelja, me tërhekë vërejtjen, ose mund të thotë të shkohet në zgjedhje, që ka pak gjasa të ndodhë kjo”.

Kushtetuta thotë se vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet presidenti i Kosovës.

Kushtetuta e thotë se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës, nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh. /KOHA

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy