Futbollisti anglez Harry Maguire është dënuar me 15 muaj burg, pas një sherri të ndodhur në Greqi.
Ngjarja daton në gusht të vitit 2020, kur mbrojtësi i Manchester United u përfshi në një përplasje në ishullin e Mykonos.
Fillimisht u raportua se Maguire kishte deklaruar se incidenti kishte ndodhur pas një konflikti me disa persona shqiptarë, të cilët, sipas tij, kishin ngacmuar motrën e tij. Më vonë, autoritetet greke e akuzuan për sulm të lehtë, kundërshtim të arrestimit dhe tentativë për ryshfet.
Sipas vendimit, dënimi prej 15 muajsh do të konvertohet në pezullim me kusht.
Maguire i ka mohuar të gjitha akuzat dhe, sipas raportimeve, vendimi i marrë do të apelohet.

