“Kurti synon eliminimin politik të Vjosa Osmanit”, ish-deputeti i VV-së thotë se vendi është në rrezik serioz

by informim peje

Ish-deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, i cili tashmë i është bashkuar PDK-së, ka thënë se Albin Kurti bashkë me partinë e tij dëshirojnë ta eliminojnë politikisht Vjosa Osmanin.

Sipas Eman Rrahmanit, vendi dhe shoqëria janë në rrezik dhe se janë dy rrugë si zgjidhje, ose zgjedhje të reja, ose vendit do të shkojë në “diktaturë”

banner

“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani dhe mbajnë qasje përjashtuese ndaj çdo partie opozitare, vendi, shoqëria dhe demokracia janë në rrezik serioz.

Sot kemi vetëm dy rrugë:

Ose shkojmë në zgjedhje të reja dhe ia kthejmë vendimin qytetarit,

Ose heshtim dhe lejojmë që vendi të rrëshqasë drejt një autoritarizmi të plotë, me prirje drejt një diktature”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy