Mbappé trazon Realin: Rikthim i nxituar për Champions apo fokus te Botërori?

by informim peje

Te Real Madridi ambienti është i tensionuar. Ajo që ka nxitur diskutime është gjendja fizike e Kylian Mbappé. Zyrtarisht, sulmuesi francez është viktimë e një ndrydhjeje në gjurin e majtë, por versioni i personave pranë futbollistit paraqitet ndryshe.

Sipas “Cadena Ser” në Spanjë, ligamenti i pasëm i majtë i lojtarit është në limite dhe, ndonëse raporti mjekësor flet për ndrydhje, dëmtimi i Mbappé thuhet se është më i rëndë. Këtu nisin edhe përplasjet me Real Madrid, që ka përcaktuar tri javë si kohë rikuperimi, me shpresën që ta ketë sulmuesin në dispozicion për ndeshjen e kthimit në UEFA Champions League kundër Manchester City, më 17 mars.

banner

Por Mbappé ka ide të tjera: ai dëshiron të trajtohet dhe të rikuperohet me qetësi, pasi Kupa e Botës është gjithnjë e më pranë. Një turne që 27-vjeçari nuk dëshiron ta humbasë, duke qenë se pritet të jetë lideri teknik i Francës.

Tani mbetet të shihet se si do të zhvillohet kjo situatë. Çështja mund të zbehet nëse Reali i Madridit do të pësojë humbje të thellë në ndeshjen e parë ndaj “Citizens”, një skenar që “Los Blancos” nuk e dëshirojnë aspak.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy