Messi “mbret” i 2025-s: Lojtari më vendimtar i vitit, lë pas Mbappé dhe Kane

by informim peje

Një vit tjetër, një ndikim i jashtëzakonshëm: Lionel Messi është renditur si lojtari më vendimtar i vitit 2025.

Ylli argjentinas nuk ka zhgënjyer, duke bërë diferencën në çdo ndeshje të madhe ku ka luajtur.

banner

Analistët e futbollit dhe statistikat e avancuara të CIES Football Observatory konfirmojnë se Messi ka qenë vendimtar jo vetëm për golat dhe asistimet, por edhe për ritmin e lojës, vendimet strategjike në fushë dhe mënyrën se si e ka organizuar ekipin në momentet më kritike.

Messi, megjithëse me një karrierë të gjatë e të pasur me suksese, ka treguar se mosha nuk është barrierë: ai vazhdon të dominojë në MLS me Inter Miami CF dhe të ndikojë ndeshjet me prezencën e tij unike, duke u renditur shumë lart edhe në analizat globale të futbollit.

Statistikat flasin qartë: performanca e tij ka qenë vendimtare në çdo ndeshje të madhe të sezonit, duke lënë pas lojtarë të rinj dhe yje të tjerë që gjithashtu patën një sezon të shkëlqyer.

Kombinimi i aftësisë për të shënuar, për të asistuar dhe për ta kontrolluar lojën e ka bërë atë lojtarin më të rëndësishëm për vitin 2025.

Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” gjatë kësaj periudhe regjistroi 59 ndeshje me kontribut direkt në gol (37 gola dhe 22 asistime), duke grumbulluar 66,3 pikë në total.

Përkrah tij renditet Kylian Mbappé i Real Madrid, i cili kishte 41 kontribute (gola dhe asistime) dhe 65,4 pikë.

Bayern Munich mban pozitat tre dhe katër me Harry Kane (64,5 pikë) dhe Michael Olise (54,9 pikë).

Në mesin e të rinjve spikat Lamine Yamal i FC Barcelona, me 18 gola dhe 11 asistime, duke grumbulluar 46 pikë.

I vetmi tjetër lojtar U-23 në listë ishte Franculino Dju i FC Midtjylland, me 27,1 pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy