Policia e Kosovës: Gjenden mjete të pashpërthyera në Rahovec dhe Gjakovë

by informim peje

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete të pashpërthyera.

Nga policia bëhet e ditur se, në të dy rastet, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim EOD ka tërhequr mjetin e dyshuar, dhe në rastin tjetër, mjetin e dyshuar e ka tërhequr njësiti i KFOR-it.

banner

Raporti:

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Rahovec /03.03.2026-08:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit të oborrit, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim EOD ka tërhequr mjetin e dyshuar.

Gjakovë/03.03.2026-09:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit në një objekt, ka hasur në dy mjete të dyshuara. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it kanë tërhequr mjetet e dyshuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy