Musliu e pyet Kurtin prej kujt ka frikë që mban seancën e natës, “përplaset” pak me Haxhiun: Tregom ku gabova

by informim peje

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se prej kujt ka frikë që po mban seancën e natës, duke thënë se nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme, por se është një përpjekje e Kurtit për të instaluar një sistem totalitar, raporton Ekonomia Online.

“Kisha pasë qejf një përgjigje prej Albin Kurtit: prej kujt po tuten që po mbajnë seancë natën. Kish me qenë me rëndësi, se po duket që po tuten fort sa i përket kësaj seance. Edhe tash kur po flas, s’kam pranuar ftesë për pjesëmarrje në këtë seancë. Na ka ardhur një mesazh: ‘Hajdeni se kemi seancë në ora 20:00’”, tha ajo.

banner

Ajo tha se Kurti po tenton të krijojë një sistem totalitar. Në këtë moment, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i tërhoqi vërejtjen se mund t’i ndërpritet fjala.

Por Musliu reagoi duke thënë: “Tregom ku gabova, trego cila fjalë e imja ishte joparlamentare dhe unë kërkoj falje, të lutem”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy