Parashikimi i motit për të enjten

by informim peje

Të enjten parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje lokale shiu.

Më pas gjatë ditës priten vranësira të shpeshta dhe intervale kthjellimesh, ndërsa lokalisht vranësirat do të marrin karakter zhvillimi dhe do të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

banner

Më vonë priten intervale më të gjata me diell, ndërsa reshjet do të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur vetëm të izoluara në zona të caktuara.

Si pasojë e prezencës së grimcave të pluhurit saharian, gjatë orëve të para të 24-orëshit reshjet e shiut pritet të shoqërohen me baltë. Më pas, ato do të tërhiqen gradualisht së bashku me masat e lagështa që vijnë nga veriperëndimi i rajonit.

Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C. /MeteoKosova/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy