Zëvendësdrejtori i Policia e Kosovës, Fehmi Hoti, siq njofton gazeta Kosova Sot, priti sot në një takim zyrtar një delegacion nga “Shërbimet Inteligjente të Shteteve të bashkuara” si dhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, takimi u zhvillua në frymën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve të sigurisë.
Gjatë diskutimeve, palët theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, shkëmbimit të përvojave profesionale dhe avancimit të kapaciteteve institucionale. Po ashtu u vlerësua mbështetja e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar ndër vite për Policinë e Kosovës në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e institucioneve të sigurisë.
Takimi u konsiderua si një hap i radhës në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në zhvillimin e partneritetit ndërmjet institucioneve të sigurisë të Kosovës dhe atyre amerikane.

