Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës: 13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2700 gjoba trafiku

by informim peje

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 13 aksidente me të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

banner

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2763 trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 13 persona, prej të cilëve 8 i ka dërguar në mbajtje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy