Për mungesë kuorumi, ka dështuar seanca e jashtëzakonshme plenare me pikën e vetme të rendit të ditës, miratimin e ndryshimeve kushtetuese që do të mundësonin zgjedhjen e presidentit me votë drejtpërdrejt nga populli.
Përderisa çdo ndryshim kushtetues kërkon miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet, në seancë nuk ishin të pranishëm asnjë nga deputetët e Listës Serbe.
Në sallë ishin 93 deputetë.
“ Nuk janë plotësuar kushtet… do ta ndërpresim seancën këtu”, ka thënë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.
Ajo njoftoi se seanca tjetër do të mbahet në ora 22:00.

