Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pezulluar zgjedhjet e brendshme.
Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë se ky vendim është marrë me qëllim që të gjitha strukturat të përqendrohen plotësisht në procesin zgjedhor në nivel nacional.
“Morëm vendim për pezullimin e zgjedhjeve të brendshme të partisë në të gjitha nivelet e organizimit. Me këtë vendim u pezullua procesi i brendshëm zgjedhor, me qëllim që të gjitha strukturat e Aleancës të përqendrohen plotësisht në procesin zgjedhor në nivel nacional”, ka shkruar Haradinaj.

