Abdixhiku pas takimit me Osmanin: LDK e gatshme për zgjedhje, mbështet procesin kushtetues

by engel

Kryetari i Lidhjes Demokratike tw Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia që ai drejton është e gatshme për zgjedhje të reja, duke theksuar se vendimi për datën duhet të merret në përputhje me vlerësimin e presidentes dhe me afatet kushtetuese.

Pas takimit konsultativ me presidenten Vjosa Osmani, Abdixhiku bëri të ditur se gjatë diskutimeve janë trajtuar çështjet që lidhen me organizimin e zgjedhjeve, megjithëse ende nuk është përcaktuar një datë zyrtare për mbajtjen e tyre.

banner

Ai theksoi se LDK mbetet e përkushtuar për të respektuar proceset institucionale dhe procedurat kushtetuese, duke shtuar se partia është e përgatitur për zgjedhje në çdo moment që do të vlerësohet i përshtatshëm nga presidentja.

“Patëm diskutime zyrtare për datën e zgjedhjeve. Kurdo që presidentja e vlerëson, brenda afateve të rregullta kushtetuese dhe parashikimeve ligjore, ne jemi të gatshëm”, deklaroi Abdixhiku.

Ai shtoi se është e rëndësishme që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe në frymë bashkëpunimi institucional, duke theksuar nevojën që vendimet të merren në përputhje me Kushtetutën dhe interesin e stabilitetit politik në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy