Haradinaj kritikon LVV-në pas takimit me Osmanin: Zgjedhjet mund të mbahen më 5, 12 ose 19 prill

by engel

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë takimit konsultativ me presidenten Vjosa Osmani janë diskutuar disa data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, ndërsa si opsione janë përmendur 5, 12 dhe 19 prilli.

Pas takimit në Presidencë, Haradinaj tha se presidentja ka vepruar në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, ndërsa shtoi se vendi tashmë duhet të përgatitet për procesin zgjedhor.

banner

Ai kritikoi mungesën në takim të përfaqësuesve të Lëvizjës Vetëvendosje dhe të Listës Serbe, duke e cilësuar këtë si një veprim që nuk i shërben institucioneve dhe debatit politik.

Sipas Haradinajt, edhe në rast të mospajtimeve politike, pjesëmarrja në takime të tilla është e domosdoshme për të paraqitur qëndrimet dhe për t’i ballafaquar ato në nivel institucional.

Ai u shpreh kritik edhe ndaj paralajmërimit për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke e konsideruar këtë si një veprim të panevojshëm në një situatë ku, sipas tij, afatet dhe procedurat kanë qenë të njohura.

Haradinaj theksoi se partia që ai drejton nuk ka ndonjë preferencë të veçantë për datën e zgjedhjeve, duke shtuar se AAK është e gatshme për procesin zgjedhor në cilëndo nga datat që do të vendoset.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy