Shembull qytetarie në Junik: Dorëzon në Polici kuletën e gjetur me para dhe kartela bankare

by engel

Një veprim i përgjegjshëm qytetar është regjistruar në Junik, ku një qytetar ka dorëzuar në polici një kuletë të gjetur me një shumë të konsiderueshme parash dhe kartela bankare.

Sipas njoftimit të Policisw sw Kosovës, më 5 mars 2026 në Stacionin Policor në Junik është paraqitur qytetari Shpëtim Kabashi nga Istogu, i cili kishte gjetur një kuletë në qytetin e Junikut dhe vendosi ta dorëzojë atë tek autoritetet policore.

banner

Në kuletë ndodheshin 445 funta angleze, 50 franga zvicerane, 10 euro, si dhe 42 mijë e 600 lekë shqiptare. Po ashtu, në të kishte edhe pesë kartela bankare.

Pas veprimeve të ndërmarra nga policia, më 6 mars 2026 është identifikuar personi të cilit i kishte humbur kuleta. Ai është kontaktuar dhe është ftuar në Stacionin Policor në Junik, ku nga zyrtarët policorë i është kthyer kuleta së bashku me të gjitha të hollat dhe kartelat.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin për këtë veprim, duke theksuar se gjesti i tij dëshmon nivel të lartë të përgjegjësisë qytetare dhe kontribuon në forcimin e besimit dhe solidaritetit në shoqëri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy