Tri raste të vdekjeve në vend, Policia nis hetimet

by informim peje

Policia e Kosovës ka nisur hetimin për tre vdekje të dyshimta që kanë ndodhur në vendSipas raportit 24-orësh, bëhet fjalë për komunat Zveçan, Gjilan dhe Prizren.

Viktimat janë dy burra dhe një grua, të gjithë shtetas të Kosovës.

banner

Zveçan / 01-05.03.2026 – NN. Më 05.03.2026 është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Gjilan / 04-05.03.2026 – NN. Pasi është raportuar se viktima femër ndodhet e shtrirë në oborrin e saj, lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Prizren /05.03.2026 – 13:20. Lidhur me rastin viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin rajonal Prizren, ku ekip mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy