Vetëvendosje me tone të ashpra kundër dekretit të Osmanit, paralajmëron betejë në Kushtetuese

by engel

Me një dozë të theksuar pakënaqësie dhe zhgënjimi, përfaqësues të Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykates Kushtetuese të Kosovës për të kundërshtuar dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e kësaj partie, Arbërie Nagavci, deklaroi se vendimi për shpërndarjen e Kuvendit është një veprim i papritur dhe, sipas saj, në kundërshtim me frymën dhe rendin kushtetues të vendit.

banner

Ajo tha se Vetëvendosje e sheh këtë akt si një precedent shqetësues për institucionet demokratike, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë arsye bindëse që një vendim i tillë të merrej në orët e mëngjesit.

“Në vend të stabilitetit institucional, sot po përballemi me një veprim që ngre shumë pikëpyetje. Shpërndarja e Kuvendit në këtë mënyrë është një akt i paprecedent dhe ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për ta sfiduar”, u shpreh Nagavci.

Sipas saj, mënyra dhe koha e marrjes së këtij vendimi kanë shtuar edhe më shumë pakënaqësinë brenda partisë, duke lënë të kuptohet se beteja politike tashmë do të zhvendoset në instancën më të lartë kushtetuese të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy