Aksident tragjik në Rahovec: Një person vdes rrugës për në emergjencë, arrestohet shoferi

by informim peje

Një aksident trafiku me fatalitet ndodhi dje në fshatin Nagavc të Rahovecit.

Atje një person ka humbur jetën pasi, bashkë me një tjetër, u godit nga një veturë.

banner

Për shoferin e saj, policia tha se është arrestuar dhe se gjatë aksidentit kishte humbur kontrollin mbi automjetin, duke e shkaktuar incidentin tragjik nga pakujdesia.

“Njëri prej tyre, duke u dërguar në Emergjencë me ndihmën e shpejtë, ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima tjetër, pas pranimit të trajtimit mjekësor, është liruar”, tha policia në raportin 24-orësh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy