Gruda: Moszgjedhja e Presidentit brenda afatit kushtetues me të drejt e çoi në shpërndarje Kuvendin

by engel

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se shpërndarja e Kuvendit është pasojë e drejtpërdrejtë e moszgjedhjes së Presidentit brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuta. Sipas tij, dekreti i Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit është në përputhje të plotë me rendin kushtetues.

Në një konferencë për media, Gruda sqaroi se Kuvendi e ka konsumuar afatin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit dhe, për këtë arsye, aktivizohet mekanizmi kushtetues që parashikon shpërndarjen e tij.

banner

Ai theksoi se zgjedhja e Presidentit nuk është një kompetencë opsionale e Kuvendit, por një detyrim i përcaktuar qartë nga Kushtetuta. Sipas tij, mosnisja e procedurës për zgjedhjen e Presidentit përbën një mosveprim institucional që bllokon funksionimin normal të një institucioni të rëndësishëm të shtetit.

Gruda gjithashtu argumentoi se interpretimi sipas të cilit Kuvendi mund ta shmangë shpërndarjen duke mos e nisur fare procedurën e zgjedhjes së Presidentit bie ndesh me logjikën kushtetuese dhe me parimin e efektivitetit të Kushtetutës.

Ai tha se nëse pranohet ideja që shpërndarja e Kuvendit ndodh vetëm pas dështimit të votimit të tretë për Presidentin, atëherë Kuvendi mund të shmangë mbajtjen e seancës dhe kështu të zgjasë mandatin e tij përtej kufijve të paraparë nga Kushtetuta.

Në fund, Gruda theksoi se Presidentja ka vepruar në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese duke shpërndarë Kuvendin, ndërsa pritet që së shpejti të caktohet edhe data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy