Tjetër problem për kombëtaren. Përveç lojtarëve si Medon Berisha apo Broja, listës së të dëmtuarve i është shtuar edhe Mirlind Daku. Frank Artiga, trajneri i Rubin Kazan ka konfirmuar diçka të tillë, në prezantimin e tij në krye të stolit të skuadrës ruse.
“Kur erdha këtu, po prisja me padurim mundësinë që të punoja me Dakun, por tani ai është i dëmtuar dhe kjo është një humbje e madhe. Po, skuadra është ndërtuar rreth Dakut dhe ai është e pamundur që të zëvendësohet. Është e pamundur që të zëvendësohet në çdo skuadër, është e vështirë që të gjejmë diku tjetër cilësitë e tij. Ne duam që të kalojmë më shumë kohë në gjysmëfushën e kundërshtarit dhe e gjithë skuadra e kupton që të gjithë duhet të bëjnë më të mirën për të kompensuar mungesën e Mirlindit. Një dëmtim në tendinë është mjaft specifik. Nëse përsëritet, lojtari do të jetë jashtë për një kohë shumë të gjatë dhe ne nuk duam që të rrezikojmë. Po monitorojmë rikuperimin e tij, derisa të jetë 100%. Ka data të përafërta për kthimin e tij, por jo një datë specifike”- tha ai.
Kujtojmë që Shqipëria do përballet me Poloninë në ndeshjen e Play Off të Botërorit me 26 mars./BW

