Ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë dy persona të kërkuar nga INTERPOL-i për drogë dhe vjedhje të rëndë

by informim peje

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe me institucionet e drejtësisë, më 09.03.2026 ka realizuar ekstradimin e dy shqiptarëve nga Shqipëria në Kosovë.

Të njëjtit ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare, pasi kërkoheshin përmes INTERPOL-it me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Ata ishin të përfshirë në raste të ndara: njëri për veprën penale “kultivim i lëndëve narkotike”, ndërsa tjetri për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

banner

“Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre shqiptare. Pas ekstradimit, të dyshuarit iu dorëzuan njësive përkatëse të policisë së rajonit të Pejës, përkatësisht atij të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu theksohet se Policia e Kosovës, përmes njësive të saj, do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që lidhen me hetimin e kryesve të veprave penale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy