Tensionet në rajon, Macron: Sulmi ndaj Qipros do të konsiderohet sulm ndaj Evropës

by informim peje

“Një sulm ndaj Qipros është sulm ndaj gjithë Evropës”.

Kështu u shpreh presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një deklarate në Nicosia, ku ndodhet për vizitë zyrtare. Macron tha se prania e vendeve europiane në rajon tregon forcën e partneriteteve strategjike dhe se ideja e një Evrope të mbrojtjes nuk është më vetëm retorikë, por përfshin edhe forca reale në terren.

banner

Ai u ndal edhe te përshkallëzimi i tensioneve në Liban. Sipas tij, situata është shumë shqetësuese dhe duhet të ndalet sa më shpejt. Macron kërkoi që Hezbollah të ndalë bombardimet, ndërsa i bëri thirrje edhe Izraelit që të përfundojë sa më shpejt operacionet ushtarake dhe sulmet në territorin libanez.

Presidenti francez njoftoi gjithashtu se po punohet për një mision ndërkombëtar që do të shoqërojë anijet tregtare dhe cisternat e naftës në Ngushticwn e Hormuzit. Sipas tij, misioni do të ketë karakter mbrojtës dhe do të organizohet bashkë me partnerë europianë dhe jashtë Evropës, me qëllim që të rihapet gradualisht trafiku detar në një nga rrugët më të rëndësishme për tregtinë botërore dhe për furnizimin me naftë dhe gaz.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy