Ambasadori britanik Hargreaves takon Osmanin: Kërkohet kthimi urgjent i Kosovës në stabilitet politik

by engel

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me presidenten Vjosa Osmani, ku në fokus të diskutimit ka qenë nevoja urgjente për rikthimin e stabilitetit politik në vend.

Përmes një deklarimi publik, ambasadori Hargreaves theksoi se stabiliteti politik është thelbësor për të mundësuar përparim në agjendat e brendshme dhe ato ndërkombëtare të Kosovës. Ai vlerësoi se situata aktuale politike kërkon angazhim më të madh institucional dhe dialog konstruktiv ndërmjet akterëve politikë.

banner

Sipas tij, në një kohë të pasigurisë së shtuar politike, është e domosdoshme që diskutimet politike të zhvillohen në mënyrë të respektueshme dhe konstruktive, në mënyrë që të gjendet një rrugë përpara për vendin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy