Haxhiu pret ambasadorin britanik dhe pjesëmarrëset e programit “Ambassador for a Day”

by engel

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, së bashku me vajzat e përzgjedhura në kuadër të iniciativës “Ambassador for a Day”.

Ky program synon t’u ofrojë të rejave mundësinë të njihen më nga afër me botën e diplomacisë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në lidership dhe përfshirje publike.

banner

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave të reja në jetën publike, në diplomaci dhe në proceset vendimmarrëse, si dhe për rolin që institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë kanë në krijimin e mundësive të barabarta për të rinjtë.

Kryetarja Haxhiu theksoi se iniciativa të tilla janë të rëndësishme për fuqizimin e vajzave dhe për t’i inkurajuar ato të besojnë në potencialin e tyre dhe në mundësinë për të marrë role udhëheqëse në shoqëri.

Në një bashkëbisedim të hapur, ajo iu përgjigj pyetjeve të pjesëmarrëseve për sfidat dhe përvojat e saj në rrugëtimin politik, ndërsa dëgjoi me interes edhe idetë dhe aspiratat e tyre për të ardhmen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy