Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë takimit u theksuan raportet e mira ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit në çështje me interes të përbashkët.
Në këtë takim u diskutua edhe për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për rolin që partnerët ndërkombëtarë kanë në mbështetjen e zhvillimit demokratik të vendit.
Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke theksuar kontributin e saj në forcimin e institucioneve demokratike dhe në rrugën e integrimit evropian të vendit.

