Parlamenti i Hungarisë miraton rezolutë kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE

by engel

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një rezolutë që kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe financimin e mëtejshëm të nevojave të saj ushtarake nga buxheti i vendeve anëtare të BE-së.

Rezoluta u miratua me 142 vota pro, 28 kundër dhe katër abstenime. Në dokument thuhet se Hungaria i kundërvihet integrimit të Ukrainës në BE, duke argumentuar se vendi ndodhet në gjendje lufte dhe, sipas tyre, nuk i plotëson kriteret për anëtarësim.

banner

Përmes kësaj rezolute, parlamenti u bën thirrje autoriteteve hungareze të mos mbështesin nisjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Dokumenti gjithashtu kërkon ndalimin e dërgimit të fondeve dhe armëve për Ukrainën, si dhe përpjekje për të parandaluar rishpërndarjen e fondeve evropiane, të destinuara për Hungarinë, për nevojat e Kievit.

Autorët e rezolutës theksojnë se pjesa që Ukraina mund të përfitojë nga buxheti i ardhshëm shtatëvjeçar i BE-së mund të arrijë deri në 360 miliardë euro, duke përfshirë edhe ndryshime në subvencionet bujqësore.

Dokumenti gjithashtu përkrah propozimin e qeverisë për zhvillimin e një ankete kombëtare lidhur me financimin e mëtejshëm të Ukrainës. Po ashtu, i kërkohet qeverisë hungareze të ndërmarrë hapa për të penguar politikat e BE-së që mbështesin Ukrainën në luftën kundër Rusi.

Muajin e kaluar, Hungaria bllokoi edhe miratimin e paketës së 20-të të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe pengoi dhënien e rreth 90 miliardë euro kredive të BE-së për Ukrainën, duke kërkuar ndër të tjera vazhdimin e furnizimit me naftë ruse.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy