Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi nga iftari i përbashkët me nënën e tij, Lumnije Thaçi, duke i dedikuar një mesazh emocional babait të tij.
Në postimin e shpërndarë në rrjete sociale, Endriti shkruan se tryeza e iftarit është më e qetë pa praninë e babait të tij, duke theksuar se familja vazhdon ta ndjejë mungesën e tij.
Ai gjithashtu shprehu se gjatë këtij muaji të shenjtë lutjet e tyre janë që ish-presidenti të kthehet sa më shpejt pranë familjes.
“Sonte në iftar me nanën… tryeza është më e qetë pa ty, babë. Edhe pse je larg, zemrat tona janë me ty çdo moment. Lutjet tona në këtë muaj të shenjtë janë që së shpejti të jemi përsëri bashkë”, ka shkruar Endrit Thaçi në postimin e tij.
Ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me proces gjyqësor për akuza për krime lufte.


