Enigma rreth rolit të Glauk Konjufcës në skenën politike

by engel

Shkruan Analisti Politik, Bajram Gecaj

MISTERI “GLAUK KONJUFCA”
Sipas disa zërave që qarkullojnë në prapaskenë, historia e Glauk Konjufcës mund të mos jetë aq e thjeshtë sa duket në sipërfaqe. Përflitet se dikur ai ishte deleguar në AAK si agjent i SHIK-ut.

banner

Por pastaj lind një pyetje edhe më e çuditshme. A u dërgua edhe në LVV me të njëjtin mision? Kjo hamendësohet sidomos kur kujtohet se vetë disa zyrtarë të lartë të PDK-së kanë pranuar se në fillimet e saj ata e ndihmuan formimin dhe fuqizimin e LVV-së, si kundërpeshë ndaj LDK-së.

Këtu fillon enigma e vërtetë! A është Glauku ende njeriu i tyre, apo në një moment të caktuar ka kthyer krahët dhe ka tradhtuar ata që e deleguan? Dyshimet thellohen edhe më shumë nga pëshpëritjet që qarkullonin së fundmi në korridoret politike se ai, si kandidat për president, mund të siguronte ndonjë votë edhe nga PDK-ja.

Dhe pikërisht aty, mes këtyre thashethemeve dhe gjysmë-të-vërtetave, qëndron edhe misteri “Glauk Konjufca.” A kontrollohet ai ende nga SHIK, mos kontrolli tani ka kaluar tek Dejona Mihali, apo ndoshta është edhe kombinim i të dyjave?

Dhe krejt në fund, a i duhet Kosovës një president që në çdo hap del i kontrolluar nga tjerët?

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy