FSK-ja viziton shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman

by Nexhat

Me ftesë të shefit të shërbimit mjekësor të Bundeswehrit Gjerman dhe me urdhër të KOMFSK, një delegacion nga Komanda e Logjistikës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka  realizuar vizitë zyrtare në shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin.

Gjatë kësaj vizite, bëhet e ditur se delegacioni i FSK-së është takuar me Ralf Hoffmann dhe stafin e tij, po ashtu edhe me përfaqësuesit e këshilltarëve të NALT-it që kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të NALT.

banner

“Gjatë kësaj vizite delegacioni i FSK-së ka marrë pjesë në DV-DAY gjatë realizimit të UF mjekësor “MEDVAL QUADRIGA 2026”, ku kanë parë nga afër procedurat e trajtimit të ushtarëve të lënduar në pikën e lëndimit (PoI), pikën e grumbullimit të pacientëve (CCP), procedurat e evakuimit deri te kapacitetet ROL 1 deri në ROL 4, procedurat e evakuimit strategjik (STRATEVAC), trajtimin përfundimtar dhe rehabilitimin e të lënduarve, gjithashtu gjatë vizitës delegacioni është takuar edhe me përfaqësuesit e Qendrës së NATO-s për Ekselencë (NATO COE) dhe delegacionet e shërbimeve mjekësore të ushtrive mike, pjesëmarrëse në këtë aktivitet”, thuhet në një njoftim të FSK-së,

Delegacioni i FSK-së, në emër të KOMFSK gjeneral Jashari, kan falënderuar Gjenerallejtënant Hoffmann për mbështetjen e vazhdueshme që Bundesëehri gjerman është duke e dhënë për FSK-në, e veçanërisht për shërbimin mjekësor të FSK-së, si dhe kanë diskutuar për zhvillimin edhe më tej të bashkëpunimit mes dy shërbimeve tona mjekësore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy