Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Ulutash e uroi Kurtin për mandatin e ri qeverisës dhe diskutuan për bashkëpunim “të ngushtë mes misionit të NATOS në Kosovë – KFOR dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”.
“Në takim u diskutua për situatën e sigurisë, në një kohë të zhvillimeve dhe ndryshimeve të mëdha në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë, me ç’rast Kryeministri vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.
i Kurti e falënderoi komandantin Ulutaş për kontributin dhe rolin e tij të rëndësishëm në udhëheqjen e KFOR-it dhe për, siç tha ai, bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës.

