Protagonist absolut në ndeshjen mes Paris Saint‑Germainit dhe Chelseat ishte Khvicha Kvaratskhelia.
Futbollisti gjeorgjian ishte vendimtar në fitoren e skuadrës parisiene, duke e dhënë një kontribut të madh në suksesin që i jep PSG-së një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.
Pas përfundimit të takimit, Kvaratskhelia e komentoi performancën e skuadrës dhe rëndësinë e rezultatit,
“Tre gola diferencë në Londër janë shumë të rëndësishëm, por e dimë që nuk do të jetë e lehtë.”
Sulmuesi theksoi se, pavarësisht fitores së thellë, skuadra duhet të mbetet e përqendruar për ndeshjen e kthimit, duke qenë se përballë do ta ketë një kundërshtar të fortë si Chelsea.
Gjeorgjiani, i cili luan si anësor ofanziv dhe njihet për driblimin dhe kreativitetin e tij në sulm, është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të PSG-së që nga transferimi i tij nga Napoli në vitin 2025.
Me këtë fitore bindëse, PSG e hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, por vetë Kvaratskhelia paralajmëron se gjithçka mbetet e hapur dhe se ndeshja e kthimit në Londër do ta kërkojë të njëjtin nivel përqendrimi dhe intensiteti.

