Figura e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ishte një nga temat që u diskutua sonte në Rubikon në Klan Kosova, me deputetin e PDK-së Arian Tahiri.
Tahiri tha se Thaçi është një nga figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar, me rolin dhe veprimet e tij e lidershipin e tij.
“Ka qenë lider që e ka transformuar situatën që e kemi sot të shqiptarëve në Ballkan, përkatësisht kosovarëve. Edhe liria, edhe shteti edhe të gjitha këto. Pra, Albini duhet me u pajtu me të gjitha këto, me këtë realitet që nuk mundet me u krahasu me Hashim Thaçin, as në liri, as në rezultate e as në aspekte tjera”, tha Tahiri në Klan Kosova.
Ai theksoi se Hashim Thaçi e ka mposhtur Albin Kurtin, në të gjitha zgjedhjet kur kishte garuar.
Tahiri tha se Kurti nuk mund të bëhet Hashim Thaçi i 2-të.
“Mendoj që ai duhet me u krenu që është pjesë e kësaj epoke e kohe, që jem në rrethana që e përjetojmë dhe është gjallë lidershipi që e ka bo pjesën më të rëndësishme të kombit e vendit…”, tha Tahiri.

